De Gea afër rinovimit të kontratës, bëhet lojtari më i paguar i Unitedit

Futboll

De Gea afër rinovimit të kontratës, bëhet lojtari më i paguar i Unitedit

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 09:44
Portieri spanjoll, David De Gea

Portieri spanjoll, David De Gea mendohet se do të nënshkruaj kontratë të re me klubin anglez Manchester United.

De Gea ka kontratë me Djajtë e Kuq vetëm deri në verën e vitit 2019 dhe deri bisedimet për kontratën e re kanë dështuar.

Djajtë e Kuq thuhet se kanë përdorur tashmë një klauzolë në marrëveshjen aktuale të spanjollit, e cila do ta mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2020.

Megjithatë, bisedimet dhe ideja e drejtuesve është blindimi për shumë vite i portieri spanjoll.

Sipas mediumit britanik The Sun, marrëveshja është arritur dhe De Gea mendohet se do ta nënshkruar rinovimin e kontratës.

Ky medium raporton se De Gea do të nënshkruaj kontratë të re me vlerë mbi 400 mijë funte në javë apo 445 mijë euro në javë.

Me këtë kontratë të konvertuar në euro, spanjolli do të fitojë mbi 23 milionë euro në vit duke u bërë lojtari më i paguar te Unitedi.

Kështu, De Gea e kalon për pak kontratën e Alexis Sanchezin i cili fiton rreth 23 milionë dhe bëhet edhe portieri më i paguar në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat