Kah po shkon Ibraimi?

Futboll

Kah po shkon Ibraimi?

Nga: Reshat Ibrahimi Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 11:49
Kah po shkon Ibraimi?

Siç shkruan portali slloven “ekipa24”, destinacioni i ardhshëm i Agim Ibraimit do të ishte i papritur, nëse vërtetë arrihet ndonjë marrëveshje.

Për Domzale, ai pati 43 ndeshje në të gjitha garat, me gjashtë gola, dhe tani po spekulohet se mund të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, respektivishtë për shërbimet e tij po interesohet Al-Itihad, I cili tetë herë ishte kampion kombëtar, më shumë tituj ka vetëm Al-Hilal (15).

Megjithatë, nga ana tjetër në sajtin zyrtar të klubit është publikuar deklarata e tij.

“Një pjesë të madhe të pushimit do ta kalojë në Arabinë Saudite, pastaj do të kthehem në shtëpi në Maqedoni. Pushimin do ta kombnojë duke u shoqëruar me familjen dhe me stërvitje”, tha ai.

Siç kemi shkruar më herët, është e mundur që Ibraimi sërish të kthehet te Shkëndija, tek të cilët do të rikthehej pas 12 viteve. Për Maqedoninë ka 39 ndeshje, kurse para se të shkojë në Domzale pati ndërtuar karrierë në Red Bul Salzburg, Olimpija Lubljana, Eskiserspor, Nafta Lendava, Maribor, Cagliari dhe Astana.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat