Sulmon Deschampsin

Futboll

Sulmon Deschampsin

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 13:35
Sulmon Deschampsin

Aymeric Laporte sulmon trajnerin e Francës, Didier Deschamps, duke e akuzuar se nuk e grumbullon me “Gjelat” për arsye personale. Mbrojtës i Manchester City-t ftoi mediat ta pyesin trajnerin pse nuk e preferon në përfaqësuese.

“Trajneri nuk më fton për arsye që nuk kanë lidhje me formën time. Vendimin e tij më duhet ta respektoj, por nuk është vendim me karakter teknik, Duhet të pyesni atë pse nuk më thërret. Nuk kam asgjë kundër tij, nëse dikush ka probleme me mua, është ai. Nuk kam ndërmend ta telefonoj dhe ta pyes, i vetmi person që mund ta zgjidhë misterin është trajneri.”

Laporte, i dyti futbollist francez pas Bixente Lizarazu, që është rritur dhe la luajtur me Athletic Bilbaon, nuk ka ndërmend të luajë me Spanjën, edhe pse që në gusht të vitit 2016 është kërkuar nga Julen Lopetegui.

“Spanja është një kapitull i mbyllur, po luftoj që të luaj për Francën. Jam francez, nuk kam nënshtetësi të dyfishtë dhe nuk kam ndërmend ta kërkoj".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat