Laporte: Vetëm Deschamps e di pse nuk ftohem në kombëtaren e Francës - Bota Sot
Laporte: Vetëm Deschamps e di pse nuk ftohem në kombëtaren e Francës

Futboll

Laporte: Vetëm Deschamps e di pse nuk ftohem në kombëtaren e Francës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 14:13
Aymeric Laporte

Mbrojtësi francez po shkëlqen te Manchester City.

Aymeric Laporte sulmon trajnerin e Francës, Didier Deschamps, duke e akuzuar se nuk e grumbullon me “Gjelat” për arsye personale.

Mbrojtës i Manchester Cityt ftoi mediat ta pyesin trajnerin pse nuk e preferon në përfaqësuese.

“Trajneri nuk më fton për arsye që nuk kanë lidhje me formën time. Vendimin e tij më duhet ta respektoj, por nuk është vendim me karakter teknik. Duhet të pyesni atë pse nuk më thërret”, tha Laporte.

“Nuk kam asgjë kundër tij, nëse dikush ka probleme me mua, është ai. Nuk kam ndërmend ta telefonoj dhe ta pyes, i vetmi person që mund ta zgjidhë misterin është trajneri”.

Laporte ka pasur ftesë edhe nga Spanja, por ai ka zgjedhur të luajë me Francën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat