Robben nuk do të luajë

Futboll

Robben nuk do të luajë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:27
Arjen Robben

Arjen Robben nuk do të luajë më në vitin 2018, për shkak të shqetësimit në lidhje me një dëmtim serioz në kofshë, që po e bezdis prej kohësh.

Robben, 35 vjeç muajin e ardhshëm, mungoi ndaj Ajax-it për një problem muskulor dhe gjithashtu nuk ka luajtur në ndeshjet e fundit të kampionatit, kundër Nurenberg-ut e Werder-it.

Trajneri Niko Kovaç ka konfirmuar se është vendosur nga klubi që Robben ta bëjë pushim në 3 ndeshjet e mbetura të vitit, për t’u kthyer në janar.

“Nuk do të luajë më këtë vit, e duam gati në 4 janar Mjekët e kontrolluan dhe nuk ka kuptim ta rrezikojmë”, tha kroati.

Bayern do të luajë 3 ndeshje në 8 ditë, me udhëtimin në Hannover këtë të shtunë, pasuar nga ndeshjet kundër RB Leipzig dhe Eintracht Frankfurt.

Kovac mund të ketë në dispozicion edhe Mats Hummels, i kthyer në stërvitje, pas një mungese një-mujore: “Mats është një kampion bote, por edhe lojtarët e tjerë kanë emër të madh, ndaj do të duhet ta rifitojë me shumë punë vendin në formacion”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat