Skuadra e Vitisë ka arritur të triumfoj me rezultat 1:0 në takimin miqësorë të zhvilluar sot në Gjilan mes Gjilanit dhe Vitisë. Ndeshja ishte mjaftë e mirë, ku dyja skuadrat krijuan raste dhe shfaqen një lojë të mirë për sy. Golin e fitores mysafirët e arritën në fundin e takimit. Kryetrajneri Pajaziti në ndeshjen e sotme pati mundësi ti aktivizoi gjithë lojtarët e tij dhe të shikoj formën e tyre.