City i kompletuar kundër Evertonit!?

Futboll

City i kompletuar kundër Evertonit!?

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të ndeshjes (sot 13.30) që skuadra e tij do të luajë në Premier League, ndaj Evertonit, ka dhënë lajmin e mirë se sulmuesi Sergio Aguero dhe mesfushori Kevin De Bruyne do të jenë të grumbulluar. Madje edhe mund të aktivizohen. “Aguero është stërvitur rregullisht me ne në dy sesionet e fundit stërvitore dhe është gati. Nuk ka dhimbje dhe do të vendosim në momentet e fundit nëse do ta aktivizojmë apo jo. E njëjta situatë edhe me De Bruyne. Është stërvitur dhe do të shohim para ndeshjes me Everton nëse do të luajë. Por fakti që të dy janë stërvitur është një lajm i mirë, pasi janë dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën”, tha Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat