Buzëqesh Guardiola, dy rikthime të bujshme në prag të sfidës me Everton

Futboll

Buzëqesh Guardiola, dy rikthime të bujshme në prag të sfidës me Everton

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 22:44
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të luajë në Premier League, ndaj Everton, ka dhënë lajmin e mirë se sulmuesi Sergio Aguero dhe mesfushori Kevin De Bruyne do të jenë të grumbulluar. Madje edhe mund të aktivizohen. Argjentinasi është golashënuesi më i mirë i City, ka munguar në 4 ndeshjet e fundit dhe mungesa e tij është ndjerë jo pak, pasi kampionët u mundën një javë më parë nga Chelsea, humbja e parë në kampionat.

“Aguero është stërvitur rregullisht me ne në dy sesionet e fundit stërvitore dhe është gati. Nuk ka dhimbje dhe do të vendosim në momentet e fundit nëse do ta aktivizojmë apo jo. E njëjta situatë edhe me De Bruyne. Dje është stërvitur dhe do të shohim para ndeshjes me Everton nëse do të luajë. Por fakti që të dy janë stërvitur është një lajm i mirë, pasi janë dy lojtarë të rëndësishëm për skuadrën”, u shpreh Pep Guardiola në prag të ndeshjes ndaj Everton në Premier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat