Juventus pranon lajme të mira, Cancelo operohet me sukses

Futboll

Juventus pranon lajme të mira, Cancelo operohet me sukses

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 23:54
Cancelo

Skuadra e Juventus ka konfirmuar se mbrojtësi Joao Cancelo është operuar me sukses.

Mbrojtësi portugez i Juventus, Joao Cancelo kishte pësuar një dëmtim në gju, i cili do t’i pamundësoj atij paraqitjet në fushën e blertë.

Trajneri i “zonjës së vjetër”, Massimiliano Allegri ka konfirmuar se lojtari pritet të kthehet në fillim të vitit të ardshëm.

“Sot, Joao Cancelo i është nënshtruar një operacioni, pasi portugezi kishte lënduar miniskusin në gjurin e djathtë” shkruan në deklaratën e faqes zyrtare të “biankonerëve”.

“Operacioni u krye nga Profesor Roberto Rossi” nën vëzhgimin e Claudio Rigos, doktorit të skuadrës” thuhet tutje. Që nga nesër, Cancelo do të fillojë me rehabilitimin” thuhet tutje.

Cancelo ka qenë jashtëzakonisht produktiv për skuadrën duke u aktivizuar në dy krahët e mbrojtjes sipas nevojës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat