Marcelo komenton situatën në Real Madrid, flet edhe për Ronaldon

Futboll

Marcelo komenton situatën në Real Madrid, flet edhe për Ronaldon

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 00:07
Marcelo

Real Madrid po kalon në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë momentalisht.

Për këtë fakt, Marcelo gjen një shkak edhe tek largimi i Cristiano Ronaldos, i cili iku në drejtim të Juventus.

“Cristiano është ish bashkëlojtari im dhe gjithashtu shoku im” ka thënë ai për “Club del Deportista”.

“Është e qartë se nëse lojtari më i mirë në botë largohet nga skuadra, do të jetë mungesë e madhe” ka thënë tutje braziliani.

“Secila skuadër do të dëshironte ta kishte Cristianon, por në fund, Madridi gjithmonë do të jetë Madridi dhe do t’i ketë më të mirët për secilën pozitë” ka thënë mbrojtësi i majtë.

Kujtojmë se situatën e keqe të Real Madrid e konfirmoi edhe humbja me rezultatin 0:3, nga CSKA Moscow, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat