Icardi i gatshëm për të nënshkruar kontratë të re me Interin

Futboll

Icardi i gatshëm për të nënshkruar kontratë të re me Interin

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 08:55
Mauro Icardi

Mauro Icardi është gati që të nënshkruajë kontratë të re me Interin deri në vitin 2023 me një pagë prej 7 milionë eurove plus bonuse.

Agjentja e lojtarit, që është gruaja e tij Wanda Nara ka postuar një tweet të premten duke dhënë shenjë se bashkëshorti i tij do ta vazhdojë kontratën.

“Është ora 00:30 dhe unë jam ende këtu duke lexuar faqe të ndryshme për renovimin e kontratës së Mauro Icardit”, ka shkruar Wanda.

Negociatat nuk kanë filluar ende, mirëpo Icardi ka treguar se dëshiron të mbetet në “San Siro” pavarësisht interesimit të Real Madridit e Chelseat.

Sulmuesi 25-vjeçar i ka shënuar 119 gola në 200 paraqitje me fanellën e Interit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat