Skuadra e njohur nis bisedimet me ‘Gabigol’

Futboll

Skuadra e njohur nis bisedimet me ‘Gabigol’

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:22
Gabriel Barbosa

Flamengo kanë nisur bisedimet me përfaqësuesit e sulmuesit të Gabriel Barbosa, për të diskutuar një transferim të mundshëm të tij në ‘Luso Brasileiro’.

Sulmuesi që ka fituar medaljen olimpike me Brazilin në vitin 2016, karrierën mund ta vazhdojë në kampionatin vendas.

22 vjeçari ka rigjetur formën e humbur sezonin e fundit te Santos, ku ishte i huazuar nga Inter.

Barbosa në 35 ndeshje në ligë te Santos ka shënuar 18 herë, duke bërë që shumë skuadra ta mendojnë transferimin e tij.

Më serioze në këtë drejtim duket Flamengo, që tashmë veç ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e lojtarit.

Kartonin e Barbosa në pronësi e ka Interi, që në vitin 2016 për 38 milionë euro e transferoi nga Santos.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat