Allegri mbështet Ronaldon: Ne jemi një familje

Futboll

Allegri mbështet Ronaldon: Ne jemi një familje

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 09:39
Cristiano Ronaldo

Deklarata e yllit portugez, Cristiano Ronaldo, ku tha se ‘Juventusi është si një familje’, të gjithëve na tërhoqi vëmendjen.

Por jo vetëm Ronaldo por edhe trajneri i ekipit Massimiliano Allegri, u pajtua me vlerësimin e CR7 se gjigantët e Serie A kanë një frymë të pabesueshme në ekip.

"Nëse Ronaldo e ka thënë atë, atëherë është e vërtetë“, tha ai në një konferencë shtypi.    

“Juventusi, si klub, është një vend ku mund të punoni shumë mirë, me organizim të madh. Ne nuk arrijmë rezultate të mëdha vetëm për shkak se ne blejmë lojtarë të mëdhenj, ose thjesht për shkak të organizimit të madh teknik”.

"Rezultatet e mëdha janë arritur sepse klubi është i fortë dhe solid. Ju nuk mund të keni rezultate të mira pa një menaxhim të madh apo klub, do të ishte e vështirë për trajnerin dhe për lojtarët".

Juventusi konsiderohet si një nga favoritët e Ligës së Kampionëve dhe ulet tetë pikë të qarta në majë të Serie A. Këto deklarata vijë para përballjes së sotme në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat