Crespo merr drejtimin e skuadrës së njohur argjentinase

Futboll

Crespo merr drejtimin e skuadrës së njohur argjentinase

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 10:34
Hernan Crespo është emëruar trajner i skuadrës nga Argjentina, Banfield.

Ish sulmuesi legjendar i Interit dhe Parmës, Hernan Crespo është emëruar trajner i skuadrës nga Argjentina, Banfield.

Një përvojë e re po nis për Hernan Crespon.

Pas shumë viteve të kaluara në Evropë si lojtar i disa skuadrave të mëdha, Crespo ka vendosur të rikthehet në Argjentinë, për të marrë drejtimin e skuadrës Banfield.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendës presidenti i Banfield, Oscar Tucker.

“Hernan ka prezantuar te ne projektin e tij, ne kemi arritur një marrëveshje verbale, dhe ai në ditët në vazhdim do të udhëtojë drejt Bounes Aires”, ka deklaruar Tucker.

“Ne shpresojmë që të nënshkruajmë kontratën dhe ta prezantojmë atë para tifozëve para Krishtlindjeve”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat