Kosova mbetet edhe pa një legjendë

Futboll

Kosova mbetet edhe pa një legjendë

Nga: K. G. Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 12:53
Kosova mbetet edhe pa një legjendë

Klubi i futbollit Liria nga Prizreni njofton se Prizreni, FC Liria dhe Kosova, mbetet pa legjendën Ilijaz Llausha, i cili ndërroi jetë.

“KF Liria ngushëllon familjen e të ndjerit Ilijaz LLAUSHA , i cili ndërroi jetë të premten në moshën 86-të vjeçare, duke e kujtuar si një ndër legjendat e klubit.

LLAUSHA ka luajtur për skuadrën e Lirisë në vitet 50 e 60-ta, duke qenë shembull se si mbrohen ngjyrat e klubit.

Përkundër shumë ofertave të asaj kohe, LLAUSHA i mbeti besnik Lirisë deri në fund të karrierës.

I ndjeri, do të mbetet si njëri nga figurat më të ndritshme të KF Liria.

KF LIRIA, ngushëllon familjen e të ndjerit si dhe të gjithë miqtë dhe të afërmit e tij.

Varrimi i tij, bëhet të shtunën në ora 14.00 në varrezat e Prizrenit”, bëhet e ditur nga klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat