Barcelona në kërkim të një sulmuesi, këto janë opsionet

Futboll

Barcelona në kërkim të një sulmuesi, këto janë opsionet

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 16:28
Maxi Gomez

Barcelona po eksploron për të siguruar shërbimet e një sulmuesi.

Kjo me gjasë po ndodh si pasojë e moshës së Luis Suarez, që po nxit skuadrën të mendojë për zëvendësuesin e tij.

Sulmuesi Maxi Gomez i Celta Vigos dhe Andre Silva i Milan janë dy emrat e fundit në listën e dëshirave të “Blaugranëve”, shkruan “Mundo Deportivo”.

Katalunasit dëshirojnë që forcave aktuale të sulmit t’ia bashkojnë edhe Maxi Gomezin i cili deri më tani ka realizuar tetë gola këtë edicion. Vlera e tij konsiderohet të jetë 50 milionë euro.

Silva në anën tjetër, i cili po aktualisht paraqitet me Sevillan ku është në formë huazimi, ka shënuar poashtu tetë herë në sezonin 2018/19.

Kujtojmë se më herët është thënë se Barcelona mund të thyej rekordin e transfereve për të siguruar shërbimet e Harry Kane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat