Hannoveri nuk i bëri ballë Bayernit

Futboll

Hannoveri nuk i bëri ballë Bayernit

Nga: K. Goca Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 17:20
Hannoveri nuk i bëri ballë Bayernit

Kampioni në fuqi, Bayerni nga Munihu, pa vështirësi e mposhti me rezultat 4:0 Hannoverin vendas.  Hannoveri nuk i bëri ballë lojës së bavarezëve dhe pësuan debakël. Në minutën e 2-të, Joshua Kimmich nga rreth 16-17 metra me një goditje të fortë kaloi në epërsi Bayernin. Në minutën e 29-të,  David Alaba shënoi gol të bukur nga rreth 20 metra dhe futbollisti Serge Gnabry shtoi epërsinë në 3:0 (53’).

Robert Lewandowski thelloi fitoren në 4:0 minutën e 62-të. pas 15 jave Bayerni është në vend të tretë me 30 pikë, ka një ndeshje më shumë se Dortmundi që udhëheq renditjen me 36, kurse Hannoveri në fund të renditjes me 10 pikë..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat