Griezmann i siguron fitoren Atleticos

Futboll

Griezmann i siguron fitoren Atleticos

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:08
Griezmann i siguron fitoren Atleticos

Atletico Madridi kthehet me tri pikë të mëdha dhe e mban hapin fuqishëm drejt kreut të tabelës. Valladolid nuk arriti të frenojë Atleticon, duke pësuar humbje si vendas me rezultat 3:2 nga Atletico. Ndeshje interesante e me kthesa në rezultat. Atletico udhëhoqi me 0:2 me golat e Kaliniçit (26’) e Griezmann (45+1-nga penalltia), por vendasit barazuan falë Caleros (57’) e Saul (63’-autogol). Në minutën e 80-të Griezmann shënoi golin e dytë dhe të fitores së madhe me 2:3 të Atletico Madridit. Atletico është në vend të dytë me 31 pikë, sa ka edhe Barcelona në kreun e tabelës, por kjo e fundit ka një ndeshje me pak, kurse Valladolid është në pozitën e 12-të me 20 pikë pas 16 jave në Spanjë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat