Për Fadil Vokrrin

Futboll

Për Fadil Vokrrin

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:44
Fadil Vokrri

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, organizohet Turneu Memorial “Fadil Vokrri”.

I përkrahur nga Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës ekskluzivisht zhvillohet edicioni i parë i turneut të futsallit për ta nderuar veprën dhe kontributin e Presidentit historik të futbollit z.Fadil Vokrri. Turneu përmbledh në vete gjenerata të ndryshme duke dhënë mesazhin e Vokrri i cili ishte i afërt dhe respektonte të gjithë pa dallim moshe.

Image

Turneu do të hapet nga bashkëlojtarët e dikurshëm të tij ku luajti tek KF Prishtina dhe KF Llapi, po ashtu fëmijët e shkollave të futbollit do ta nderojnë personin i cili iu hapi shpresën dhe ua realizoj ëndrrën, kurse ekipet garuese do të jetë ajka e lojtarëve  të cilët do të tregojnë talentin e tyre dhe në fund dy skuadra të përbëra nga ish-sportist, aktor, këngëtar, politikan do të përballën mes vete gjithmonë nën moton “ Faleminderit Legjendë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat