Futbollisti nga Kosova, Florent Hasani, është në top formë dhe është më i merituari për fitoren e skuadrës së Diosgyorit. Me golin e Hasanit Diosgyori fitoi si mysafirë me rezultat 2:1 në përballje me Paks, në ndeshjen e javës së 16-të të Kampionatit të Hungarisë.
Tajti në minutën e 15-të shënoi për Diosgyorin dhe pas dy minutave Papp për vendasit. Hasani u paraqit titullar deri në minutën e 90-të, por ka qenë vendimtar për skuadrën e tij. Ai në minutën e 63-të shënon për fitoren e skuadrës së tij me rezultat 2:1.
Sipas faqes së klubit Hasani ka shënuar nga 30 metra.
Ky është goli i katërt për Hasanin gjatë këtij edicioni dhe njëherësh dëshmoi se është në formë. Diosgyori renditet në vend të dhjetë me 17 pikë, pesë me pak se Paks dy pozita më lartë.