Dortmund nuk di të ndalet, Reus vendimtar ndaj “viktimës” së preferuar

Futboll

Dortmund nuk di të ndalet, Reus vendimtar ndaj “viktimës” së preferuar

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 20:45
Borussia Dortmund

Borussia Dortmund ka vazhduar ecurinë e fitoreve në Bundesliga teksa ka mposhtur Werder Bremen me rezultatin 2-1 në javën e 15-të të kampionatit gjerman. Të besuarit e Favre mund ta kishin siguruar ndeshjen më herët, por nuk ishin edhe aq të saktë para portës kundërshtare, gjithsesi kanë ruajtur avantazhin e krijuar që në pjesën e parë dhe kanë marrë tre pikë të tjera në luftën për titullin kampion. Marco Reus ka shënuar 12 gola ndaj Werder Bremen në Bundesliga, ndaj asnjë ekipi tjetër nuk ka shënuar më shumë në karrierën e tij.

Dortmund bën një start të shkëlqyer duke gjetur golin e avantazhit me Paco Alcacer në minutën e 8’, por arbitri e anulon për pozicion jashtë loje. Gjithsesi, goli nuk vonon. Pas një krosi të bukur të Guerreiro-s nga krahu i majtë, Alcacer nuk gabon para portës dhe zhbllokon rezultatin për vendasit. Në minutën e 27’ erdhi goli i dytë i Dortmund. Sancho pason për Marco Reus i cili lëshon një goditje të pandalshme në hyrje të zonës duke dyfishuar rezultatin.

Por Werder nuk dorëzohet dhe reagon në minutën e 35’ me golin e Max Kruse. Pas pushimit ndeshja mbetet e hapur dhe e luftuar. Kruse mund të kishte barazuar rezultatin, ndërsa Reus gjithashtu shpërdoron një mundësi të mirë pak minuta më vonë. Borussia arrin të ruajë avantazhin dhe është shkëputur edhe dy pikë të tjera nga Monchengladbach në vend të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat