Smalling vazhdon kontratën me Man Utd

Futboll

Smalling vazhdon kontratën me Man Utd

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 21:43
Chris Smalling

Chris Smalling ka vendosur për të ardhmen e karrierës së tij.

Qendër mbrojtësi anglez ka vazhduar kontratën me skuadrën e Manchester United.

Kontrata e re do ta mbajë lojtarin në “Old Trafford” deri në vitin 2022, shkruan “Goal”.

Nëse ai i përmbahet deri në fund kësaj kontrate, do t’i kalojë më shumë se 10 vite në Manchester.

Ai u transferua tek United qysh në vitin 2010, kur erdhi nga Fulham, gjatë kohës kur trajner ishte Sir Alex Ferguson.

Ai ka më shumë se 300 paraqitje me “djajtë e kuq” dhe shpreson të regjistrojë edhe shumë të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat