Organizohet turneu memorial “Fadil Vokrri”

Futboll

Organizohet turneu memorial “Fadil Vokrri”

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 21:44
Fadil Vokrri

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është përkujdesur që nderimet për presidentin e ndjerë të FFK-së të mos ndalen.

Ai, me përkrahjen e Ministrisë së Sportit, Komunës së Prishtinës dhe FFK-së do të organizojë turneun memorial “Fadil Vokrri”.

Turneu do të hapet nga bashkëlojtarët e dikurshëm të Vokrrit. Në këtë turne do të mund të marrin pjesë gjenerata të ndryshme.

Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e plotë për këtë turne:

Nën patronatin e Presidentit të Republikës së Kosovës z.Hashim Thaçi, organizohet Turneu Memorial “Fadil Vokrri” .

I përkrahur nga Ministria e Sportit, Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës eksulzivisht zhvillohet edicioni i parë i turneut të futsallit për ta nderuar veprën dhe kontributin e Presidentit historik të futbollit z.Fadil Vokrri.

Turneu përmbledh në vete gjenerata të ndryshme duke dhënë mesazhin e z.Vokrri i cili ishte i afërt dhe respektonte të gjithë pa dallim moshe. Turneu do të hapet nga bashkëlojtarët e dikurshëm të tij ku luajti tek KF Prishtina dhe KF Llapi, po ashtu fëmijet e shkollave të futbollit do ta nderojnë personin i cili ja u hapi shpresën dhe u a realizoj ëndrrën, kurse ekipet garuse do të jetë ajka e lojtarëve  të cilët do të tregojnë talentin e tyre dhe në fund dy skuadra të përbëra nga ish-sportist, aktor, këngëtar, politikan do të përballën mes vete gjithmonë nën moton “ Faleminderit Legjend “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat