Valverde i varur nga Umtiti, nuk e di çfarë të bëjë në merkato

Futboll

Valverde i varur nga Umtiti, nuk e di çfarë të bëjë në merkato

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 23:49
Ernesto Valverde

Ernesto Valverde ka komentuar para ndeshjes me Levante edhe gjendjen shëndetsore të lojtarëve të skuadrës.

Ndër lojtarët që tërhoqi më së shumti vëmendje ishte qendër mbrojtësi Samuel Umtiti.

Ai gjithashtu ka hedhur poshtë zërat për ofertat e Barcelonës në drejtim të Chelsea, për Andreas Christensen.

Ai ka thënë se skuadra do të presë njoftimet për shëndetin e Umtiti për të vepruar në merkato.

“Do të shohim se çfarë do të ndodh me Umtiti. Këtë do ta kuptojmë shpejtë” ka thënë trajneri para ndeshjes, shkruan “Mundo Deportivo”, transmeton lajmi.net.

“Nëse ai është i gatshëm të rikthehet, do ta mbyllim sezonin me të ashtu siç kemi filluar” ka thënë tutje Valverde.

Barcelona gjithashtu po synon që gjatë janarit ta transferojë mesfushorin e Ajax, Frenkie de Jong.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat