Courtois sulmon Simeone-n: Kjo është arsyeja pse flet kundër Real-it

Futboll

Courtois sulmon Simeone-n: Kjo është arsyeja pse flet kundër Real-it

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 06:18
Diego Simeone

Thibaut Courtois i është kundërpërgjigjur trajnerit të Atletico Madrid Diego Simeone duke thënë se ai duhet të kritikojë Real Madrid në mënyrë që ta mbajë mirë me tifozët e tij.

Edhe Luka Modric ka folur më përpara për mënyrën se si argjentinasi sulmoi rivalët e kryeqytetit.

Gjatë një konference për shtyp, Simeone ka thënë: “Courtois u largua nga Madridi si më i miri në botë, kur ishte tek ne e mundi Keylor Navas…”

Pas fitores së Real Madrid ndaj Rayo Vallecano-s, Courtois është kundërpërgjigjur: “Simeone ka kritikuar Madrid për ta mbajtur mirë me tifozët e tij.

“Ai gjithmonë e ka bërë, sulmon Real Madrid sepse është ekipi më i mirë në botë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat