Liverpool - Manchester United, përballje titanësh

Futboll

Liverpool - Manchester United, përballje titanësh

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 08:55
Jurgen Klopp dhe Jose Mourinho

Ndeshja cilësohet si një nga ndeshjet më emocionuese te kampionatit anglez dhe në Anfield nuk pritet të mungojë spektakli.

Liverpool hyn në këtë ndeshje si lider i Premier Ligës Angleze, ndërkohë që rivali i tij Manchester United gjendet në vendin e gjashtë.

Pika më e fortë e liderit momental të Premier Ligës Angleze është mbrojtja e cila është shkelur vetëm 6 raste këtë sezon. Ata kanë mbajtuar 10 herë portën e paprekur dhe të gjitha meritat I takojnë portierit Alisson Becker dhe mbrojtësve, Virgil Van Dijk dhe Andreë Robertson.

Edhe pse Manchester United u mposhtë në mesjavë nga Valencia në kuadër të Ligës se Kampionëvë, kjo nuk shihet si ndonjë problem për Jose Mourinhon, përpos shqëtësimeve të zakonshme të cilat ai vazhdon ti ketë. Dëmtimet e kanë dëmtuar ekipin e portugezit shumë, mirëpo gjithmonë ai ka gjendur një mënyrë për t’ia dal mbanë./KosovaPress/

Formacionet e  mundshme;

Liverpool: Alisson; Robertson, van Dijk, Lovren, Clyne; Milner, Keita, Shaqiri; Mane, Firmino, Salah.

Manchester United: De Gea; Young, Bailly, Rojo, Dalot; Fred, Fellaini, Pogba, Mata; Rashford, Lukaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat