Ja rivalët e Real Madrid dhe River Plate në gjysmëfinale

Futboll

Ja rivalët e Real Madrid dhe River Plate në gjysmëfinale

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Ilustrim

Në Emiratet e Bashkuara Arabe janë luajtur dy ndeshjet çerekfinale të “Fifa Club World Cup 2018” për klube, eventi ku marrin pjesë ekipet kampione në secilin kontinent. Në takimet e para çerekfinale nuk kanë munguar surprizat, duke përcaktuar dy ekipet e fundit gjysmëfinaliste. Ndërkohë që, në gjysmëfinale kualifikohen direkt ekipi kampion i Europës, Real Madrid dhe ai i Amerikës Latine, River Plate.Skuadra japoneze e Kashima Antlers, kampione e Azisë dhe që drejtohet nga legjenda Zico, mundi 3-2 meksikanët e Chivas de Guadalajara, një ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Antlers, në gjysmëfinale do të luajë ndaj Real Madrid, me shpresën për t’u hakmarrë pas humbjes 2-4 në finalen e këtij eventi, dy vite më parë.

Në gjysmëfinale shkon edhe skuadra arabe e Al Ain, që në çerekfinale mundi 3-0 kampionët e Afrikës, Esperance de Tunis, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Skuadra e Al Ain do të luajë në gjysmëfinale ndaj kampionëve të Amerikës Latine, River Plate, që vetëm një javë më parë fituan “superclasico”.

Fifa Club World Cup 2018 – Çerekfinale

Esperance de Tunis – Al Ain 0:3

Kashima Antlers – Guadalajara 3:2

Fifa Club World Cup 2018 – Gjysmëfinale

18 dhjetor, River Plate – Al Ain

19 dhjetor, Kashima Antlers – Real Madrid

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat