Skënderbeu kërkon kthesën

Futboll

Skënderbeu kërkon kthesën

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 12:57
Skënderbeu kërkon kthesën

E diela është dita e Skënderbeut në Kategorinë Superiore. Korçarët do të presin në shtëpi në orën 17:00 Luftëtarin në sfidën që do të mbyllë javën e 17-të të kampionatit shqiptar. Një duel që duhet fituar me çdo kusht nga skuadra e Shehit që në rast suksesi jo vetëm që do të ngushtojë diferencën ndaj Partizanit kryesues në vetëm 3 pikë por do të rikthehej te fitorja pas 3 javësh thatësirë. Vetëm 1 pikë ka marrë Skënderbeu në 3 ndeshjet e fundit dhe sot pavarsisht mungesave fitorja është detyrim për bardhekuqtë nëse dëshirojnë të luftojnë deri në fund në garën për titull. Trajneri Shehi ka probleme në sulm pasi mungojnë dy titullarët, Krasniqi e Hoxhaj teksa pritet të aktivizohet për herë të parë që nga fillimi Guindo, ndërkohë që Bruno Ditën në qëndër të mesfushës do ta zëvendësojë Bruno Lulaj. Ndaj Luftëtarit që ka 1001 probleme për shkak të pozicionit në renditjes dhe anës financiare, megjithatë Skënderbeu nuk do ta ketë të lehtë. Bluzinjtë kanë nevojë për pikët e mbijetesës dhe në Korçë do të shkojnë për të dhënë maksimumin e tyre. E diela e Superiores gjithsesi do të hapet me takimin që do të zhvillohet në Fushë-Krujë, mes Kastriotit dhe Teutës. Krutanët kanë nevojë urgjente për pikë ndërkohë që Teuta e Shkëmbit në krahun tjetër kërkon vazhdimësinë dhe për më tepër një fitore që do ta afronte më shumë me kreun. Pritet një sfidë shumë e luftuar dhe e ashpër pasi barazimi nuk kënaq asnjërën prej dy skuadrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat