Flet heroi i Liverpool: Kjo është dita më e lumtur këtu

Futboll

Flet heroi i Liverpool: Kjo është dita më e lumtur këtu

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 19:43
Xherdan Shaqiri

Anësori i Liverpool, Xherdan Shaqiri do ta mbajë mend gjatë natën e sontme. 

Ai shënoi dy gola në derbin më të rëndësishëm në Premier Ligë për ekipin, kundër Manchester United.

Ishte inkuadrimi i Shaqiri ai që i fitoi ‘Të Kuqëve’ tre pikë nga kjo ndeshje, pasi për vetëm 10 minuta shënoi dy gola të bukur, për rezultatin 3 me 1.

”Është një ditë e përkryer për mua… është starti ynë më i mirë në historinë e klubit dhe ne duhet të përpiqemi të vazhdojmë kështu. Nëse e bëjmë këtë unë mendoj se na presin kohë të mira”, tha pas ndeshjes zviceriani.

Shaqiri në Premier Ligë tash ka pesë gola dhe dy asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat