Mësoni si janë ndarë skuadrat për shortin e Champions League

Futboll

Mësoni si janë ndarë skuadrat për shortin e Champions League

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 09:24
Ndarja e skuadrave

Në Nion të Zvicrës do të hidhet sot shorti i 1/8-ave të finaleve të Champions League.

Janë 16 ekipe që u kualifikuan nga faza e grupeve, të cilat do të ndahen në 8 çifte.

Sipas renditjes në grupe, UEFA ka bërë dhe ndarjen e vazove, ku ekipet që dolën të parat janë në vazon e parë, ndërsa vendet e dyta në vazon e dytë.

Sipas rregullores, ekipet e së njëjtës vazo nuk mund të përplasen në short, ashtu sikurse edhe skuadrat e të njëjtin shtet. Gjithashtu në fazën e 1/8-ave shmanget përballja mes dy ekipeve që kanë qenë në të njëjtin grup.

Më poshtë mund të shihni si janë ndarë skuadrat.

Ndarja e skuadrave

Vazo 1: Barcelona (ESP), Bayern München (GER), Borussia Dortmund (GER), Juventus (ITA), Manchester City (ENG), Paris Saint-Germain (FRA), Porto (POR), Real Madrid (ESP)

Vazo 2: Ajax (NED), Atlético Madrid (ESP), Liverpool (ENG), Lyon (FRA), Manchester United (ENG), Roma (ITA), Schalke (GER), Tottenham Hotspur (ENG)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat