Do marrë drejtimin e klubit të Serie A? De Biasi jep këtë përgjigje

Futboll

Do marrë drejtimin e klubit të Serie A? De Biasi jep këtë përgjigje

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:29
Giani De Biasi

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Giani De Biasi, është në kërkim të një aventure të re, teksa zërat e merkatos nuk mungojnë.

Së fundmi, mediat italiane raportojnë për një interesim të Frosinones, e cila pritet të shkarkojë trajnerin aktual, Longo, për rezultate të dobëta.

Për skuadrën e Serisë A, e cila mban vendin e parafundit në renditje, De Biasi është i duhuri, por sipas “TG24.info” negociatat mes trajnerit dhe drejtuesve të Frosinones kanë ngecur.

Kjo për shkak të kërkesave të larta financiare të 62-vjeçarit si dhe kushtet e vendosura për ndërhyrje në merkato.

I kontaktuar mbrëmjen e djeshme nga media italiane “TG24.info” në lidhje me interesimin e klubit të Serisë A, De Biasi është përgjigjur: “Unë te Frosinone? Nuk di asgjë, jam në Romë duke parë ndeshjen me Genoan”.

Mbetet për t’u mësuar në orët në vazhdim, nëse drejtuesit e Frosinones janë tërhequr përfundimisht nga pista “De Biasi”, apo negociatat mund të rihapen sërish.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat