Rekordet të cilat Messi theu mbrëmë

Futboll

Rekordet të cilat Messi theu mbrëmë

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Lionel Messi

Lionel Messi ka shkruar edhe një tjetër faqe në librat e historisë për Barcelonën

Ai e ka frymëzuar ekipin e tij në fitoren 5-0 kundër Levantes, të dielën. Argjentinasi u kthye me një hakmarrje në fundjavë (në La Liga) ndaj Levantes, duke shënuar një “hat-trick” dhe dhënë dy asiste në një shfaqje pothuajse perfekte personale.

Fitorja e mbrëmshme ishte e 323-ta në La Liga për Leo Messin, duke tejkaluar 322 fitoret e Xavit. Në këtë mënyrë, pesë herë fituesi i “Topit të Artë” bëhet lojtari më i mirë i klubit katalanas në ndeshjet e kampionatit spanjoll. Sikundër e çoi Barcelonën në fitoren rekord, Messi vendosi edhe disa rekorde individuale në një mbrëmje të zjarrtë.

Ai tani është golashënuesi më i mirë në pesë ligat e mëdha të Europës, me 14 gola deri më tani, këtë sezon. Dhe në qoftë se golat e asistet janë të kombinuar, Leo ka grumbulluar jo më pak se 24 të tillë, një shifër që është gjithashtu përtej çdo konkurrenti të tij në elitën e Europës.

Me 10 asiste, ai është i vetmi lojtar nga pesë ligat e larta europiane, që ka shifra të dyfishta në gola dhe aiste. Dhe të mendosh se është luajtur vetëm gjysma e parë e sezonit 2018-2019. Messi, gjithashtu, u bë “gjysmëshekulli” në vitin 2018, një shenjë që tregon se ai është i pandalshëm. Në përgjithësi, kapiteni i Argjentinës ka shënuar 50 gola, ose më shumë në tetë nga nëntë sezonet e kaluara, duke marrë parasysh golat me klubin dhe kombëtaren.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat