Shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë çiftet e 1/8 të finales

Futboll

Shorti i Ligës së Kampionëve, këto janë çiftet e 1/8 të finales

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 12:09
Liga e Kampionëve

Është hedhur shorti për Ligën e Kampionëve.

16 skuadrat e mbetura në garë për ta fituar trofeun e Ligës së Kampionëve kanë mësuar sot kundërshtarët.

Padyshim se dueli më interesant është ai në mes të Liverpoolit dhe kampionëve të Gjermanisë, Bayern Munich, që njëherësh do të vë përballë Xherdan Shaqirin me ish-skuadrën e tij.

Tjetër duel interesant është ai në mes të Manchester United dhe Paris Saint-Germain, me ekipin francez që shihet si një prej favoritëve për ta fituar trofeun.

Kampioni në fuqi, Real Madrid do të ketë përballë skuadrën holandeze Ajax, kurse Barcelona do të ballafaqohet me Atletico Madridin.

Çiftet:

Schalke - Manchester City

Atletico Madrid – Juventus

Manchester United – PSG

Tottenham - Borussia Dortmund

Lyon – Barcelona

Roma – Porto

Ajax - Real Madrid

Liverpool - Bayern Munich.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat