Liga e Evropës, short i lehtë për favoritët

Futboll

Liga e Evropës, short i lehtë për favoritët

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 13:45
Tërheqja e shortit të Ligës së Evropës

Është bërë tërheqja e shortit të Ligës së Evropës.

Pas shortit të Ligës së Kampionëve, është hedhur edhe ai i Ligës së Evropës, ku skuadrat e mbetura kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Ekipe të mëdha si Inter, Chelsea, Arsenal, Napoli dhe Sevilla janë në mesin e favoritëve për ta fituar këtë vit trofeun e dytë më të rëndësishëm evropian.

Interi do të ndeshet me skuadrën austriake, Rapid Viena, derisa Chelsea do të ketë përballë ekipin suedez Malmo. Short i lehtë edhe për Arsenalin që do të ndeshet me skuadrën nga Bjellorusia, Bate Borisov.

Zurichu ku luajnë shumë futbollistë shqiptar, ka qenë i pafat në short, pasi do të ndeshet me Napolin.

Short i vështirë edhe për Lazion e Valon Berishës dhe Thomas Strakoshës që ka për kundërshtar Sevillan.

Ndeshjet e para do të luhen më 14 shkurt kurse ato të kthimit më 21 shkurt të vitit 2019.    

Çiftet

Plzen – Dinamo Zagreb

Club Brugge – Salzburg

Rapid Viena – Inter

Slavia Praga – Genk

Krasnodar – Bayer Leverkusen

Zurich – Napoli

Malmo – Chelsea

Shakhtar – Eintracht Frankfurt

Celtic – Valencia

Rennes – Betis

Olympiacos – Dynamo Kiev

Lazio – Sevilla

Fenerbahce – Zenit

Sporting – Villarreal

Bate Borisov - Arsenal

Galatasaray - Benfica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat