Pique tregon kur do të pensionohet nga futbolli

Futboll

Pique tregon kur do të pensionohet nga futbolli

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 15:19
Gerard Pique

Mbrojtësi spanjoll thotë se ende e shijon të luajturit futboll.

Gerard Pique bën me dije se atë ditë që nuk e shijon më futbollin do të tërhiqet.

31-vjeçari shpreson të fitojë edhe më shumë trofe me Barcelonën para se t’i japfund karrierës si futbollist.

Ish-reprezentuesi spanjoll është kritikuar për formën jo të mirë në këtë sezon, por ai thotë se gjërat po vijnë duke u përmirësuar.

“Kam pasur një fillim të vështirë të stinorit, por ditën që nuk më pëlqen të luaj më, do të tërhiqem”, ka thënë Pique.

“Shpresojmë të arrijmë të fitojmë edhe më shumë tituj me këtë gjeneratë fantastike që kemi në ekip”, ka theksuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat