Drejtuesit e Juventus takohen me agjentin e Matthijs De Ligt

Futboll

Drejtuesit e Juventus takohen me agjentin e Matthijs De Ligt

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 21:31
Matthijs De Ligt

Drejtuesit e Juventus sot janë takuar me njërin nga agjentët më të fortë të lojtarëve, Mino Raiola.

Raiola, i cili njëkohësisht është agjenti i Pogba, Moise Kean dhe Matthijs De Ligt ishte ftuar në takim për tu biseduar çështja e vazhdimit të kontratës me të riun Kean.

Palët thuhen të kenë diskutuar edhe për mbrojtësin premtues, Matthijs De Ligt, shkruan “Football Italia”.

Me gjasë, ata kanë kuptuar se Barcelona qëndron në një pozitë më  të mirë për të nënshkruar me holandezin.

Më herët, Edwin Van der Sar, i cili është drejtor sportiv tek Ajax, ka thënë se asnjë lojtar i skuadrës nuk do të largohet në gjysmë të sezonit.

Kujtojmë se De Ligt ishte shpallur lojtari më i mirë i ri nga “Tuttosport” dhe cilësohet si e ardhmja e mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat