Munishi kritikon Përfaqësuesen: I ka bllokuar lojtarët e Superligës

Futboll

Munishi kritikon Përfaqësuesen: I ka bllokuar lojtarët e Superligës

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 23:57
Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi, është shprehur i kënaqur me punën e trajnerëve të grupmoshave të reja të Përfaqësueses kosovare.

Ai ka thënë se trajnerët si Rafet Prekazi, Ramiz Krasniqi e Besnik Kollari po bëjnë punë të mirë, por jo edhe Përfaqësuesja A.

Munishi është i pakënaqur me faktin se Përfaqësuesja A është duke i injoruar totalisht futbollistët, të cilët luajnë në elitën e futbollit.

”Sa i përket suksesit te talentëve kosovarë, është zotësia e trajnerëve sepse ne shohim se trajnerët tanë shkojnë edhe jashtë shtetit për të parë ndeshje, si dhe përcjellin kampionatin e Kosovës”.

”Përderisa kanë suksese, duhet t’ua heqim kapelën, këta trajnerë kanë dhënë oksigjen futbollit të Kosovës duke e thyer tabunë për t’i inkuadruar lojtarët që luajnë në Kosovë sepse Përfaqësuesja A s’po e bën këtë”.

”Kosova A nuk po i fton lojtarët e Superligës. Ata meritojnë më shumë respekt sepse në dy vitet e fundit ka pasur ngritje dhe jam i kënaqur me trajnerët nga U-21 deri në U-17, të cilët kanë bërë punë të jashtëzakonshme”, tha Munishi në ”Dueli Sportiv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat