Valverde flet rreth shortit të Ligës së Kampionëve

Futboll

Valverde flet rreth shortit të Ligës së Kampionëve

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:29
Ernesto Valverde

Trajneri I Barcelonës Ernesto Valverde i ka dhënë mendimet e tij për shortin e Ligës së Kampioneve të UEFA-s, i cili u zhvillua të hënën.

Shorti vuri përball rivalë të vjetër përball njëri tjetrit, por do të ketë edhe ndeshjet tejet interesante.

Real Madrid do të përballet më ekipin e Ajaxit, ku kjo ndeshje nuk do te jetë aspak e lehtë për madrilenët duke marrë parasysh edhe formën në të cilën po kalojnë, Liverpool i Jurgen Klopp do të ndeshjet me kampionin gjerman Baryern Munich, ku cilësohet njëra ndër ndeshjet më interesante të raundit.

Barcelona do të ndeshet më Ajaxin, ndërkohë që ndeshjet tjera tejet interesante do të jenë Manchester United – PSG dhe Juventus Atletico Madrid.

Kampionët e Premier Ligës Manchester City do të luajnë me Schalken, ndërkohë që ndeshja tjetër do të jetë mes Romës dhe Portos.

Në një intervistë për media të huaja, Valverda tha ,” Ne jemi të kënëqur me shortin. Ne kemi dashur të shmangim një rival si Liverpooli, i cili është duke kaluar në një formë të jashtëzakonshme dhe e shohim si rivalin kryesor për Ligën e Kampionëvë”.

Mirëpo tekniku nuk harroi të shpreh se edhe Lyon do të jetë shumë vështirë për tu mundur, pasi ata ishin një një garë me Manchester City për vendin e parë në grup.

“As Lyon nuk do të jetë lehtë, pasi ata kane qenë në gjendje të konkurojnë për vendin e parë në grup me një superfuqi si Manchester City”, u shpreh Valverde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat