E pabesueshme, Mourinho e do Shaqirin tek United

Futboll

E pabesueshme, Mourinho e do Shaqirin tek United

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 09:57
 Xherdan Shaqiri

Të dielën me dy golat e tij në Anfield Road vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë, fundosi akoma më shumë Manchester United dhe i dha fitoren Liverpoolit të tij, që u ngjit sërish në krye të Premier League.

 Xherdan Shaqiri ishte padiskutim heroi i The Reds në derbin e Anglisë ndaj Manchester United.

Vetëm dy ditë më pas kanë dalë zërat e parë të merkatos në lidhje me futbollistin shqiptar që luan për Zvicrën.

Sipas mediave angleze është pikërisht Jose Mourinho që e do në skuadrën e tij Xherdan Shaqirin mundësisht që në merkaton e janarit.

Edhe pse shanset që ish lojtari i Bayernit dhe Interit të largohet nga skuadra e Jurgen Klopp janë të vogla, Manchester United pritet ta joshë Shaqirin me një pagë gati dyfish krahasuar me atë që merr te Liverpooli dhe me një vend titullari të sigurt në formacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat