Prishtina në statistika! - Bota Sot
Prishtina në statistika!

Futboll

Prishtina në statistika!

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 10:53
Prishtina në statistika!

Në vjeshtën e edicionit 2018/19, FC Prishtina në katër gara ka zhvilluar 24 ndeshje zyrtare: 17 kampionale, 4 në Evropë, 1 në Superkupë dhe 2 për Kupë. Në 24 ndeshje skuadra ka shënuar 34 gola dhe ka pranuar 9 gola.

Prishtina ka shënuar 15 fitore, ka barazuar në 6 ndeshje dhe i ka humbur 3 ndeshje (1 kampionale, 1 në Evropë me penallti dhe 1 në Superkupë).

Më së shumti paraqitje kanë pasur portieri Visar Bekaj, ka luajtur në të gjitha ndeshjes - 24 dhe Basid Khalid, po ashtu 24, por në 3 prej tyre ka hyrë si zëvendësues dhe 5 ndeshje tjera është zëvendësuar.

Në 24 ndeshje më së shumti ka shënuar Khalid, 7 gola i ndjekur nga 3 futbollistë me nga 5 gola, Mankenda, Morina dhe Korenica.

Më së shumti ka asistuar Khalid në 7 gola i ndjekur nga Thaqi me 3 asistime, shkruan në faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...