Cahill kërkon largimin nga Chelsea

Futboll

Cahill kërkon largimin nga Chelsea

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 13:27
Cahill

Mbrojtësi anglez nuk është i lumtur me hapësirat në skuadrën nga Londra.

Chelsea po bën një sezon të mirë deri diku, pavarësisht se diferenca me kryesuesit e Liverpool është tetë pikë.

Blutë duket se kanë gjetur përsëri harmoninë që i mungonte në klub, teksa Maurizio Sarri i ka dhënë një fytyrë të re skuadrës.

Gjithsesi, pavarësisht se trajneri i ri ka sjellë një klimë tjetër në ekip, përsëri ka të pakënaqur dhe një nga ta është Gary Cahill. Qendërmbrojtësi i londinezëve gati nuk ka gjetur hapësira farë për t’u aktivizuar dhe minutat e tij të aktivizimit këtë sezon janë vetëm 21.

Për këtë arsye, anglezi po shqyrton situatën e tij dhe një largim në janar duket i pashmangshëm. Ekipet në Premier Liga, gjithashtu duket se kanë nisur të lëvizin për të siguruar shërbimet e 32-vjeçarit dhe një nga klubet është pikërisht Fulhami.

Ekipi i drejtuar nga Claudio Ranieri, ndodhet në vendin e fundit dhe ndërhyrjet në afatin kalimtar të janarit janë të domosdoshme për ta.

Përveç Fulham, edhe skuadra nda Championship, Aston Villa ka shprehur interesim për ish-reprezentuesin e Anglisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat