Gameiro drejt largimit nga Valencia, e kërkojnë në Kinë

Futboll

Gameiro drejt largimit nga Valencia, e kërkojnë në Kinë

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 13:56
Gameiro

Sulmuesi francez ka pranuar një ofertë të madhe nga kampionati kinez.

Valencia nuk po kalon një moment aspak të mirë teksa skuadra e Marcelinos ka marrë vetëm tre fitore në 16 ndeshje.

Ekipi ka probleme me sulmin dhe kërkohen përforcime por strategjia e klubit është e qartë, duhet të shesin e më pas të afrojnë dikë tjetër dhe emri më i përfolur për t’u larguar është ai i Kevin Gameiros.

31-vjeçari i blerë në verë për 16 milionë euro ka një ofertë nga një klub kinez që i ofron një pagë deri në 20 milionë euro në vit dhe po kaq edhe Valencias për shitjen e lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat