Interesim i madh nga klubet evropiane për talentin e Lyon

Futboll

Interesim i madh nga klubet evropiane për talentin e Lyon

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 14:59
Tanguy Ndombele

21-vjeçari që luan me kombëtaren franceze ka tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane.

Klubet e mëdha të Evropës janë gati të bëjnë çmenduri në afatin kalimtar të janaritt për Tanguy Ndombele por lojtari e shikon ndryshe të ardhmen e tij te Lyon.

Mesfushori i talentuar francez ka vendosur të mos largohet nga skuadra në mes të sezonit pasi dëshiron t’i ndihmojë për të arritur objektivat duke snobuar kështu interesimin e Manchester City, Manchester United, Tottenham që ofrojnë deri në 50 milionë euro për kartonin e lojtarit.

21-vjeçari nuk dëshiron të nxitohet në janar duke preferuar verën e ardhshme për të vendosur me qetësi për destinacionin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat