Inter, gati të sakrifikojë dy yje për një 18-vjeçar

Futboll

Inter, gati të sakrifikojë dy yje për një 18-vjeçar

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 15:17
Giuseppe Marotta

Flamengo dhe Inter po negociojnë për Gabigol, me zikaltrit që e vlerësojnë 22 milionë euro brazilianin. Por në këtë operacion mund të përfshihet edhe ylli i ri i klubit nga Rio de Zhaneiro, 18-vjeçari Lincoln.

Në dialogun e sapo nisur mes dy klubeve është përfshirë edhe mbrojtësi i milanezëve, Miranda, i cili duket se ka dëshirë të kthehet në atdhe, por Spalletti e ka të vështirë ta zëvendësojë.

Kështu, Marotta dhe Ausilio po punojnë që të gjejnë një zgjidhje me dy faza: shitja e Gabigol në janar te brazilianët dhe shtyrja e largimit të Miranda, duke i dhënë mundësinë Flamengo-s që të shtyjë shitjen e të shumëkërkuarit Lincoln.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat