Karadaku, kampion vjeshtor

Futboll

Karadaku, kampion vjeshtor

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 16:23
Karadaku, kampion vjeshtor

Klubi i futsalit nga Likova, Karadaku, ka fituar titullin kampion vjeshtor nĕ Ligĕn e dytĕ tĕ Maqedonisĕ nĕ futsal. Karadaku nĕ 9 ndeshje tĕ zhvilluara ka shĕnuar 7 fitore dhe dy barazime, duke grumbulluar 23 pikĕ, njĕ mĕ shumĕ se Mal Ajaks, nĕ vendin e dytĕ. Ekipi ka qenĕ mjaftĕ efikas, duke shĕnuar 46 gola nĕ 9 ndeshje, mbrojtja ka pranuar 24 gola. Gjatĕ tĕrĕ sezonit vjeshtor ekipi i Karadakut, i cili drejtohet nga trajneri Gazmend Bilalli, ka pasur edhe mbĕshtetjen e madhe tĕ publikut, tĕ cilĕt janĕ meritorě pĕr kĕtĕ rezultat. Synimet e KFV Karadaku janĕ inkuadrimi nĕ elitĕn e futsalit vendor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat