Inter i vë syrin talentit të Bundesliga-s

Futboll

Inter i vë syrin talentit të Bundesliga-s

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 17:27
Florian Neuhaus

Florian Neuhaus sezonin e kaluar ka qenë i huazuar te Fortuna Dusseldorf për të fituar eksperiencë.

Te Borussia Monchengladbach ka treguar një formë impresionuese këtë sezon duke shkëlqyer me asistent e tij të shumtë.

Në qendër të mesit të fushës ai konsiderohet si një lojtar me të ardhme të madhe.

Këtë mesa duket e kanë kuptuar edhe klubet e mëdha të futbollit europian. Siç raporton Tuttosport, Inter do ta vëzhgojë lojtarin në ndeshjen radhës.

Klubi italian ka dërguar skautë në Gjermani për të parë nga afër talentin gjerman i cili ditën e martë luan ndaj Nurnberg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat