Napoli, De Laurentiis dhe një refuzim me kosto 105 milionë euro

Futboll

Napoli, De Laurentiis dhe një refuzim me kosto 105 milionë euro

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 21:06
Aurelio de Laurentiis

“Kur dëgjoj që skuadra e Napolit nuk ka një “top player”, çmendem. Ju konfirmoj një gjë, që ne i formojmë lojtarët “top”. Kam refuzuar 105 milionë euro për Koulibaly. Mourinho e kërkonte me çdo kusht”, u shpreh presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentiis.

Kjo deklaratë e presidentit napoletan erdhi pas eliminimit të Napolit nga Champions League dhe akuzave se kjo ndodhi për shkak se skuadra e trajnerit Carlo Ancelotti nuk ka yje në përbërjen e saj. “Europa League tani është një kompeticion që ka ndryshuar shumë. Ka shumë parà dhe shumë skuadra të mëdha. Preferoj që në gjysmëfinale të dueloj me Chelsea”, tha De Laurentiis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat