“Skuqet” Milan-i, “Superpippo” e ndal në “Dall’Ara”

Futboll

“Skuqet” Milan-i, “Superpippo” e ndal në “Dall’Ara”

Më: 18 dhjetor 2018 Në ora: 22:27
Pamje nga ndeshja

Milan nuk ka arritur të përfitojë nga humbja 1-0 e pësuar të hënën në mbrëmje nga Lazio kundër Atalanta-s dhe ka barazuar 0-0 në ndeshjen e luajtur në fushën e Bologna-s, që ka mbyllur javën e 16-të të Serisë A.

Kuqezinjtë mbeten në vendin e katërt të renditjes me 27 pikë, dy më shumë se bardhekaltrit që mbajnë vendin e pestë. Kështu, milanezët kanë shpërdoruar një mundësi për të krijuar një distancë sigurie kundër në garën për vendin e katërt.

Takimi i “Dall’Ara”-s ka qenë i mërzitshëm dhe pa raste, me Palacio-n që ka rrezikuar në pjesën e parë për vendasit dhe Calahnaglu që ka shkuar afër golit për miqtë në pjesën e dytë.

Milan e ka mbyllur ndeshjen me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të marrë nga Bakayoko në minutën e 76-të. Pavarësisht superioritetit numerik, skuadra e Filippo Inzaghi-t, ish-sulmuesi legjendar i kuqezinjve, nuk ka arritur të përfitojë dhe të marrë një fitore që i mungon prej tetë ndeshjesh në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat