Pochettino shqyrton bashkimin me United

Futboll

Pochettino shqyrton bashkimin me United

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 00:36
Mauricio Pochettino

Mauricio Pochettino mund të jetë pasues i Jose Mourinho.

Argjentinasi raportohet se mund të shqyrtojë mundësinë e marrjes së timonit të Manchester United, shkruan Manchester Evening.

Pas shkarkimit të Mourinhos këtë të martë, menaxheri i Spurs ka dalë në sipërfaqe si kandidati më serioz për të marrë detyrën në Old Trafford.

Edhe pse thuhet se Pochettino është i lumtur në Tottenham, atij mund t’i jetë ngjallur kureshtja për mundësinë që t’i drejtojë Djajtë e Kuq nga sezoni i ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat