Isco do ti bashkohet gjigantit anglez qysh në janar

Futboll

Isco do ti bashkohet gjigantit anglez qysh në janar

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 10:10
Isco

Chelsea është e vendosur sa i përket mesfushorit spanjoll të Real Madridit, Isco.

Blutë e Londrës duket se do të bëjnë një ofertë marramendëse për mesfushorin spanjoll, duke kërkuar që ai të bashkohet me ekipin londinez qysh në javët e para të janarit.

Ashtu sic raporton  The Sun, lojtari nuk është i lumtur te skuadra madrilene dhe të njëjtit i ka interesuar shumë që sa më shpejtë të gjejë një skuadër të re.

Maruizio Sarri e sheh Iscon-n si lojtarin e përkryer që ti bashkohet Eden Hazard dhe së bashku të formojnë një dyshe tmerruese për kundërshtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat